Çdo ditë oferta të reja në Marketet Albi…

Receta

AKULLORE

Receta

Tortë

Receta

KROFNE

Rreth Nesh

Albi është një ndër zingjirët kryesorë të marketeve në Kosovë.  Ka 12 markete në Prishtinë dhe 3 markete ne Fushë Kosovë të cilat janë të lokalizuara, në pjesët më të frekuentuara të vendit si Albi Hipermarket që ndodhet në Albi Mall pastaj, Albi Hipermarket në Bardhosh, si dhe marketet të cilat janë të lokalizuara në pjesë të ndryshme të Prishtinës si në Ulpianë, te Santea, te Parku, Shtëpia e Sporteve, afër Hotel Sirius, te Palestra 1 tetori, në Breg të Diellit, në Lagjen Arbëria. Albi Hipermkarket, i cili është i lokalizuar në një hapësirë prej 3 300 m2, në Albi Mall ofron ushqime të freskëta dhe të gjitha produketet e tjera që luajnë rol të rëndësishëm në përditshmërinë tonë. Është e rëndësishme të përmendet se, suksesi i Hipermarketit është i bazuar në produktet e freskëta që i servohen konsumatorëve, si frutat, mishi i freskët, rreth 100 produkte nga furra, lloje të ndryshme të djathërave, si dhe peshqi te freskët që vijnë nga bregdeti shqiptar. Pjesë e suksesit është edhe hapësira e madhe e hipermarketit, niveli i pastërtisë, si dhe shkalla e lartë e shërbimit korrekt ndaj konsumatorëve. Qëllimi kryesor i Albi -t është që të vazhdojë të zgjerohet dhe të jetë liderë i dyqaneve zingjirore në Kosovë. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast, është oferta që ju bënë klientëve duke ofruar kualitet, çmime të përballueshme dhe konkuruese në treg.